Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të kursejnë ujë, në Spanjë zjarret përfshin një fshat në verilindje.
Një tjetër valë e të nxehtit pas dy javësh ka përfshirë sërish Francën. Termometri në disa rajone arriti deri në mbi 40 gradë Celsius.
Vapa po përkeqëson më tej thatësirën e përjetuar në vend që prej Korrikut. Meterologët janë shprehur se në muajt në vazhdim edhe vjeshta pritet që të jetë i thatë dhe pa rreshje shiu duke e përkeqësuar edhe më shumë thatësirën.
Temperaturat e larta kanë bërë që autoritetet të zbatojnë kufizime të përdorimit të ujit në pothuajse të gjitha rajonet e Francës kontinentale, në një përpjekje për të ruajtur të korrat. Me efektet e ndryshimeve klimatike, valët e të nxehtit dhe thatësirat pritet të bëhen më të zakonshme dhe të zgjasin më gjatë.
Autoritetet i kanë bërë thirrje njerzve që të mos dalin në orët e pikut dhe t’i drejtohen qëndrave shëndetësore për çdo problematikë. Ndërkaq edhe në Spanjë sërish janë rindezur zjarret. Zjarrfikësit luftuan me një zjarr të madh në veriperëndim të Spanjës.
Flakët u përhapën aq shumë sa disa livadhe dhe pemë u dogjën në komunën e Verinit në komunitetin autonom të Galicisë. Mediat lokale raportuan se ministri i Çështjeve Rurale, Jose Gonzalez, kishte thënë se zjarret ishin shkaktuar nga zjarrvënia. Zjarret kanë shkatërruar shumë pjesë të Evropës Jugore këtë verë, gjë që shkencëtarët thonë se është në përputhje me ndryshimin e klimës.