Temperatura deri në 42 grade gjatë javës në vijim
Temperaturat e larta pritet të vendosin një tjetër rekord ketë fund Korriku. Sinoptikanët paralajmërojnë se nga e hëna një valë i nxehti nga veriu i Afrikës do të godasë sërish vendin dhe temperaturat do të shënojnë mbi 42 gradë Celsius.
“Parashikohet që temperaturat të arrijnë vlera mbi 42 gradë Celsius, dhe për shkak të lagështirës do të ndihen 6 deri 7 gradë më shumë”.
Veriu i vendit dhe zona qendrore do të jenë më të prekurat nga vala e te nxehtit.
“Zona e Koplikut, Shkodrës, por edhe Shqipëria qendrore si Tirana, Elbasani.”
Temperaturat ekstremisht të larta shtojnë edhe rrezikun e zjarreve në pyje. Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron se qarqet më të rrezikuara janë ai i Fierit dhe i Vlorës.