Janë shumë mexhlise që e kanë një të tepërt, një të panevojshëm, një të padurueshëm e të pahonepsur! Gjithmonë i tepërti ndjehet si mish i egër në trup të shëndetshëm: nuk e ka vendin aty por i pëlqen të rrijë aty, gjithnjë i bindur dhe i lumtur se avash-avash do të rritet e bëhet kancer!
Nga Dr. Zeqie Veseli
Nuk ka gjë më të keqe se mos t’ia dishë hallin vetëvetit, thotë gjakovari! Për të gjithë ata që u pëlqen vetja para pasqyrës dhe që janë të vetëbindur se janë “vlerë”, gjakovari u percjell selam: “hajt bac t’u rrittë mendja”!
I.
Një fondacion turk me renome ndërkombëtare, keto ditë në Gjakovë nxori plotë 17 hafëzlerë të rinj, në mesin e të cilëve 3 të rinjë qenkan nga Maqedonia e Veriut. Për këtë shkak, në këtë ceremoni fetare paska qenë i ftuar, veç Naim Tërnavës, edhe hipokriti Shaqir Fetai i cili si i pamerituar injorohet nga organizatorët dhe të pranishmit! Shaqir Fetai ngarkohet me përshëndetje të ngrohta për H. Sulejman ef. Rexhepin! Në momentin e shprehjes së falënderimeve dhe përshëndetjeve, personat që marrin fjalën, e shikojnë në sy Shaqir Fetain por, e përshëndesin efendi Rexhepin (H. Sulejman ef. Rexhepin)! Nuk kanë faj, atë person e njohin, për atë person kanë mall, akoma janë të bindur se vetëm atij i takon të jetë reisul ulema i BFI-së, apo, përmes këtyre përshëndetjeve ia shprehin hapur përçmimin Shaqir Fetait, këtij farë instalacioni në krye të BFI nga “dora e zezë”!
II.
Kryemyftiu i Kosovës, hala pa përfunduar ceremonia e shpalljes së 17 të rinjëve për hafiza, nënvizoi se i duhet të ikë, meqe duhet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të heroit të kombit, oficerit të policisë shqiptare, të vrarë në pritë nga terroristët serbë, Afrim Bunjaku. Kur iku efendi Tërnava, nuk e mori me vete edhe Shaqir Fetain. Po mirë, po pse ky i mendermethënshëm nuk iu ngjitë Naim Tërnavës? Pse Shaqir Fetai nuk guxoi të shkojë në varrimin e heroit të kombit? Cila ishte ajo frikë që e stepi në atë çast? I çoi selam dikush Naim Tërnavës që mos të vinte me udbashë në varrim të heroit të kombit, apo, vetë Naim Tërnava u frikësua që të merrte pjesë në atë ceremoni mortore i shoqëruar nga i padëshiruari? Logjika na thotë se, kësaj radhe, Shaqir Fetai u tregua i kujdesshëm: nuk deshti që ta acarojë askend (mbase as oficrët e UDB-së të Serbisë)!
III.
Këto ditë vdiq edhe një qytetar i Maqedonisë së Veriut, një shqiptar i Shkupit, një prej patriotëve që u rreshtua në krah të UCK-së që nga krisma e parë e pushkës së lirisë. Visar Reka, është emër i njohur i drejtorisë së UÇK-së, i celulave të para të kësaj Shtylle të Lirisë. Visar Reka ishte alfa dhe omega e kabinetit të Shatrit në qeverinë e parë të Kosovës, ishte krah i djathtë i strukturave të UÇK-së nëpër konferenca ndërkombëtare, ishte ndër miqtë më të besuar të Presidentit Hashim Thaçi! Shkurt, aty ku jehonte krisma e kushtrimit, aty ku zvarritej urtësia kombëtare për ujdi ndërkombëtare, aty ishte Visar Reka.
Dhe, për Visar Rekën, i cili dha kontribut të pamohueshëm edhe për imazhin ndërkombëtar të BFI-së sonë, Shaqir Fetai nuk e shprehu më të voglin ngushëllim?!
Një navigim nëpër statuset e Shaqir Fetait e të paçavurës së tij zyrtare, do të vërehen turlifarë ngushëllimi dhe jo, asnjë fjalë të vetme për Visar Rekën! Visar Reka, pa dyshim, ka qene arkiv më vete, ka pasur miliona dokumente dhe, a mos i ka rrjedhur ndonjë informacion që e ka shqetësuar Shaqir Fetain deri në këtë masë sa ky sot mos ta ketë në konsideratë emrin e të ndjerit?
Diku kishte thënë: nuk guxoj të shpreh ngushëllime sepse Visari na paska qene djali i hallës së Ermira Mehmetit! Si Visari ashtu edhe Ermira kanë aq shumë kontribute kombëtare të pamohueshme sa, po ta ëndërronte vetëm një nga ato kontribute Shaqir Fetai do të ngritej somnabul e do të përfundonte rrugës për në Beograd!
Pas kësaj kritike, Shaqir Fetait nuk i bëhet vonë që familjes së Visarit edhe t’i shpreh ngushëllime por, pa dyshim, ai këtë nuk do ta bënte për njerzillëk por për “lagështi kombëtare”! Është i pacipë, ndaj dhe, gjithkund i tepërt!