ILO: Papunësi e lartë në mbarë botën

Do të duhet të paktën edhe një vit që tregu botëror i punës ta marrë veten prej pandemisë së koronavirusit. Megjithatë ka dallime midis rajoneve, sipas Organizatës Botërore të Punës, ILO.

Ripërtëritja e tregut të punës në nivel ndërkombëtar, pritet të fillojë të paktën në vitin 2023, pra më vonë nga sa ishte parashikuar, vlerëson ILO në raportin publikuar të hënën (17.01) mbi parashikimin e zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2022. Kjo organizatë parashikon një deficit në orët e punës të realizuara në mbarë botën, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 përpara krizës së koronavirusit:

Dallime rajonale

Shumë njerëz janë detyruar të bëjnë ndryshime duke gjetur forma të reja të punës si reagim ndaj rënies së udhëtimeve në nivel ndërkombëtar dhe turizmit. Nuk mund të ketë një ripërtëritje të vërtetë prej pandemisë, nëse tregu i punës nuk gjallërohet në shkallë të gjerë, theksoi Ryder.

Europa dhe Amerika e Veriut, sipas këtij raporti, japin shenja inkurajuese për një tendencë në rritje, ndërsa Azia Jugore dhe Amerika Latine e Karaibet kanë premisat më të dobëta. “Në nivel kombëtar ripërtëritja e tregut të punës në vendet me të ardhura të larta është më e fuqishme, ndërsa në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme premisat janë të këqia.”/DW

Leave a Reply