Incidentet në Detin Baltik, Gjermania fajëson flotën e errët ruse

Incidentet e shumta të kohëve të fundit që përfshijnë kabllot nënujore në Detin Baltik nuk kanë gjasa të jenë një rastësi, tha ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock.

Kryediplomatja gjermane bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj të ashtuquajturës “flota e errët” e Rusisë.

“Pothuajse çdo muaj, anijet dëmtojnë kabllo të rëndësishme nënujore në detin Baltik. Ekuipazhet ulin spirancat në ujë, i tërheqin ato për kilometra në shtratin e detit pa asnjë arsye të dukshme dhe më pas i këpusin kur i tërheqin lart”, tha Baerbock.

Inicdente të tilla të njëpasnjëshme, sipas Baerbock meritojnë reagim të fortë.

“Kjo është një thirrje urgjente zgjimi për të gjithë ne. Në një botë të dixhitalizuar, kabllot nënujore janë arteriet e komunikimit që mbajnë botën tonë të bashkuar”, tha Baerbock.

Ajo bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë dhe investime më të mëdha në sigurinë kombëtare.

Autoritetet në Finlandë deklaruan se kanë identifikuar anijen e sabotazhit në incidentet e fundit, për të clilën BE beson se i përket Rusisë.

Fota e errët ruse ose flota hije i referohet anijeve që përdoren nga Rusia për të anashkaluar sanksionet, kryesisht për të shitur naftë.

Pas incidentyeve të fundit në Baltik, NATO ka njoftuar se do të rrisë praninë ushtarake në këtë pjesë të europës.

Leave a Reply