Ka shkuar në 347 persona numri i të vdekurve që humbën jetën si pasojë e tërmetit 6.9 ballë që goditi Indonezinë një javë më parë. Mbi 1400 të tjerë janë plagosur, ndërsa rreth 165 mijë njerëz janë evakuuar dhe po jetojnë në çadra.
Ndërkohë autoritetet po kërkojnë ende nëpër rrënojat e mbetura në Lombok, me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Ende nuk dihet se sa njerëz mund të ketë nën rrënoja.
Indonezia është e vendosur në unazën e zjarrit dhe goditet rregullisht nga tërmetet, ndërsa mbetet i larte rreziku nga cunami. Më shumë se 120,000 indonezianë u vranë në cunamin e vitit 2004.