Në takimin me strukturat tatimore të përfshirë në aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj tha se do të përforcohet kontrolli ndaj inspektorëve që nuk zbatojnë ligjin.
“Do të largojmë korrrupsionin tatimor përmes strukrurave të kontrollit tatimor”, tha Shehaj.
Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve nënvizoi se lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit është e përqendruar tek biznesi i madh dhe se ajo do të vazhdojë me ritme të larta.
Si lehtësi për bizneset e vogla, Shehaj njoftoi nisjen e trajnimeve nga data 2 nëntor për të shmangur penalitetet nga moszbatimi korrekt i ligjit.
Ndërkohë, Ermonela Felaj, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u ndal tek ndryshimet ligjore, që sipas saj, ndihmojnë në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.