Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror mbrëmë kanë kontrolluar shtatë objekte në të cilat ka pasur dasma pavarësisht ndalesës për shkak të coronavirusit.
Një prej dasmave ka qenë në Strugë, dy në Tetovë dhe katër në Shkup.
“Për subjektet që kanë organizuar dasma do të parashtrohen kallëzime penale në Prokurorinë Publike”, thonë nga Qeveria.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme inspektorati ka kontrolluar mbi 100 lokale në gjithë shteti. Gjithsej 19 subjekte kanë marrë dënime për mosrespektim të protokolleve, ndërsa këtu përfshihen edhe organizatorët e dasmave.
Për mosrespektim të protokolleve janë dënuar edhe dy subjekte në Strumicë, 5 në Shkup dhe një në Manstir.