Një inxhinier gjeofizik në Turqi, Atakan Yüklü paralajmëroi se një tërmet 7 ballë pritet të godasë Greqinë.
Sipas tij, kjo gjë parashikohet për shkak të stuhive të tërmetit në Mesdhe. Ekspertët theksojnë se strukturat e vjetra janë të më të rrezikshme sesa tërmetet.
Inxhinieri turk vuri në dukje se gjatë kohëve të fundit ka patur shumë tërmete në rajonin e Mesdheut, veçanërisht në ishullin e Kretës.
Sipas tij, një gjë e tillë është gjetur edhe tek shënimet kryesore të Leonardo da Vinçit në 1489.
Atakan Yüklü sqaroi se nga tërmeti mund të shkaktohet një tsunam dhe Antalya, veçanërisht Kumluca, Finike, Kaş, Alanya dhe zonat bregdetare të Aksu do të dëmtohen.
Në zonën ku pritet tërmeti ka patur një goditje të fuqishme në vitin 1926 me magnitudë 6.9 ballë.