“E keqja e regjimit sionist në sulmin e tij të shtunën kundër Iranit nuk duhet as të ekzagjerohet ose të nënvleresohet.”
Kështu u shpreh udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në deklaratën e tij të parë pas sulmit izraelit ndaj vendit të tij një ditë më parë.
Ai theksoi se autoritetet iraniane do të reagojnë në mënyrën e duhur, bazuar në interesin e vendit të tij.
“U takon autoriteteve të përcaktojnë se si të përcjellin fuqinë dhe vullnetin e popullit iranian te regjimi izraelit dhe të ndërmarrin veprime që i shërbejnë interesave të këtij kombi dhe vendi. Ata nuk e njohin Iranin, rininë e tij, kombin e tij. Ata ende nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë plotësisht fuqinë, aftësitë, iniciativën dhe vullnetin e kombit iranian, ne duhet t’i bëjmë ata ta kuptojnë atë”, tha ai.
Irani po peshon me kujdes përgjigjen e tij ndaj sulmit Izraelit.