Sipas Pentagonit, dy anije të marinës amerikane që ishin të vendosura në Gjirin Persik, kanë përfunduar në ‘duart’ e Iranit, raporton AP.
Sipas zyrtarëve iranianë, ekuipazhi i anijeve do të kthehen menjëherë, transmeton Telegrafi.“Jemi në kontakt me Iranin, dhe kemi marrë garanci se ekuipazhi do të kthehet”, ka deklaruar zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.
Ai ka shtuar duke thënë se është në kontakti me anijet ka humbur në Gjirin Persik, midis Kuvajtit dhe Bahreinit.
Të paktën dhjetarë anëtarë të marinës amerikanë, janë mbajtur në ishullin Farsi, që administrohet nga garda Revolucionare iraniane.
Njëra nga arsyet e mundshme të marrjes së anijeve amerikane, është hyrja e mundshme në ujërat iraniane./Telegrafi/