Irani ‘kërcënon’ SHBA: Nuk ndryshojmë politikat bërthamore nëse nuk hiqni sanksionet

Qeveria e Iranit ka deklaruar se nuk do të ndryshojnë politikat bërthamore, nëse SHBA nuk heq sanksionet. Në një deklaratë ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif u shpreh se  nuk të pranojnë asnjë kërkesë nga SHBA nëse nuk heqin sanksionet.

“Kërkesa e tyre nuk është praktike dhe nuk do të ndodhë”, u shpreh ministri në një konferencë të përbashkët shtypi në Stamboll me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.

 herët administrata e re e Presidentit të SHBA, Joe Biden, ka thënë se Teherani duhet të rifillojë respektimin e rregullave të veprimtarisë së tij bërthamore nën marrëveshjen e fuqive botërore të vitit 2015 përpara se të mund të ribashkohet me paktin.

Irani ka shkelur kushtet e marrëveshjes në një përgjigje hap pas hapi ndaj vendimit Donald Trump për të braktisur marrëveshjen në 2018 dhe për të vendosur përsëri sanksionet ndaj Teheranit.

Sidoqoftë, Irani ka thënë se mund të ndryshojë politikat e saj bërthamore nëse hiqen sanksionet e SHBA. “Nëse Shtetet e Bashkuara përmbushin detyrimet e tyre, ne do t’i përmbushim plotësisht detyrimet tona“, tha ministri.

Parlamenti i Iranit miratoi një ligj të ri në muajin e kaluar që detyron qeverinë të forcojë qëndrimin e saj bërthamor nëse sanksionet e SHBA nuk lehtësohen brenda dy muajsh./tvklan.al

Leave a Reply