Normand Hodges, një ish-oficer i CIA-s, aktualisht 78 vjeç, pretendon se në jetën e tij ka kryer 37 vrasje për llogari të qeverisë amerikane. Ngjarjet kriminale ai thotë se i ka ekzekutuar mes viteve 1959-1972, përfshirë edhe eliminimin fizik të aktores Marilyn Monroe. Për 41 vjet ai ka punuar për CIA-n si një agjent operativ i kualifikimit të lartë. Thotë se shpesh është rekrutuar si vrasës me pagesë për të eliminuar persona që mund të përbënin kërcënim për sigurinë e vendit.
I stërvitur si snajper dhe intensivisht në arte marciale, Hodges ka thënë gjithashtu se ka një eksperiencë të gjerë në dëmtimin e njerëzve edhe përmes metodave jokonvencionale, duke iu referuar helmeve dhe eksplozivëve. Pretendon se viktimat ishin kryesisht aktivistë politikë, gazetarë dhe krerë të sindikatave, por edhe shkencëtarë e artistë idetë e të cilëve përbënin kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Vrasja e Marilyn Monroe është një krim që atij nuk i shqitet nga mendja. Pavarësisht kësaj nuk është penduar pasi aktorja përbënte rrezik për sigurinë kombëtare, ndaj dhe duhej eliminuar.“Ne kishim prova se Marilyn Monroe jo vetëm kishte shkuar në shtrat me Kennedy-n, por edhe me Fidel Castro-n. Eprori im, Jimmy Hayëorth, më tha se ajo duhet të vdiste dhe se vrasja duhet të dukej si vetëvrasje ose një mbidozë. Nuk kisha vrarë kurrë një grua më parë, por duhet t’u bindesha urdhrave. E bëra për Amerikën! Ajo mund t’i kishte kaluar informacione strategjike komunistëve dhe ne nuk mund ta lejonim këtë. Prandaj duhet të vdiste dhe unë bëra atë që duhet të bëja”, ka thënë Hodges. Nuk dihen se sa i vërtetë është rrëfimi i Normand Hodges.