Një ish-agjent i shërbimit të sigurisë së brendshme izraelite, i cili më pas u bë një figurë e lëvizjes që sfidonte qeverinë e Benjamin Netanyahut, Gonen Ben Yitzhak deklaroi në një intervistë për AFP se kryeministri po “shkatërron” vendin.
“Netanyahu përfaqëson me të vërtetë rrezikun më të madh për Izraelin dhe, më besoni, unë kam arrestuar disa nga terroristët më të mëdhenj gjatë Intifadës së dytë (kryengritjes palestineze)”, thotë 53-vjeçari Ben Yitzhak për AFP.
“Unë e di se çfarë është një terrorist. Unë besoj se Netanyahu po e çon Izraelin drejt shkatërrimit”, këmbëngul 52-vjeçari, që më parë ka punuar me një nga djemtë e një themeluesi të Hamasit.
Ai u përfshi gjithashtu në arrestimin e Marwan Barghouti, një ish-zyrtar i lartë i partisë palestineze Fatah, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje dhe konsiderohet si një nga figurat politike më të njohura në territoret palestineze.
Sot Gonen Ben Yitzhak po kundërshton qeverinë e Netanyahut.
Vonesa e dorëzimit të armëve në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, aleati historik i vendit, është një nga arsyet që forcoi pikëpamjen e tij se kryeministri duhet të largohet nga pushteti.
Për muaj të tërë, Benjamin Netanyahu ka qenë objektivi i protestuesve për luftën e tij në Gaza dhe windraa njerëz mblidhen rregullisht për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në territorin palestinez.
Gonen Ben Yitzhak, i cili iu bashkua Shërbimit të Sigurisë së Brendshme në vitet 1990 pas vrasjes së kryeministrit Yitzhak Rabin, është bërë një figurë e shquar në protestat kundër Netanyahut.
Ai drejtoi marshimet kundër korrupsionit kundër kryeministrit, i cili është paditur në raste të ndryshme.
Netanyahu ka mohuar vazhdimisht akuzat për korrupsion dhe të hënën ka përsëritur vendosmërinë e tij për të shkatërruar Hamasin.