Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, për deklaratat se serbët e Kosovës nuk po mund të informohen pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind nga Qeveria, për shkak se gazetat nuk po munden të hyjnë nga Serbia për në Kosovë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bosch është deklaruar se ky qëndrim i Brnabiq është qesharak.
Tutje, ish-ambasadori është shprehur se taksa prej 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake është përgjigje ndaj politikës agresive serbe.
“Pastaj tarifa është një përgjigje ndaj politikës agresive anti-kosovare që qeveria e saj parashtron dhe së fundi mund të paguhet tarifa nëse duan që të informohen.
Në fund, Bosch ka shkruar se shpreson që OSBE të mos e merr seriozisht këtë lidere që nuk punon as për të i dhënë të drejta mediave në shtetin e vet.