Kurz akuzohet se përdori paratë e shtetit për të sponsorizuar një sondazh në favor të tij
Parlamenti i Austrisë i ka hequr imunitetin ish-kancelarit Sebastian Kurz. Politikani konservator akuzohet se ka përdorur paratë e shtetit për të paguar sondazhet për të rritur imazhin e tij.
Tani Kurz do të përballet me një hetim për korrupsion. Për këto akuza para disa muajsh ai u detyrua të largohej nga posti i Kancelarit.
Partia e tij e qendrës së djathtë Popullore Austriake (ÖVP) mbështeti masën për heqjen e imunitetit të Kurz dhe lejimin e hetimit.
Vetë ish-kancelari kishte bërë thirrje më parë për heqjen e imunitetit të tij në mënyrë që hetimi të mund të vazhdonte, duke këmbëngulur se donte të luftonte pretendimet “të rreme”.