Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaroi se qëndrimi ose jo i Visho Ajazi Likës në krye të shërbimit informative u vu në mëndyshje, që pas zgjedhjes së Ilir Metës si President i vendit.
Sipas Klosit, Visho Ajazi Lika ka përgjuar Ramën dhe Metën me ndërhyrjen e të tjerëve, dhe kjo e ka bërë atë vulnerabël kur Meta u zgjodh në krye të shtetit.
“Pas ardhjes së Metës President, ai (Visho Ajazi Lika) është bërë vulnerabël, sepse ai ka përgjuar Ramën e Metën me ndërhyrjen e të tjerëve. Me ardhjen e Presidentit të ri, ai ishte në dorë të tyre, s’dua të përdor peng të tyre” – deklaroi Klosi në emisionin “Top Story”.