Gjykata e Zagrebit dënoi me 8 vjet burg këtë premte ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader. Ai u shpall fajor pasi ka marrë para nga ndërmarrjet publike përmes një agjencie marketing në kohën kur ishte në qeveri, me qëllim përvetësimin e fondeve për partinë e tij.
Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), të cilën ish-kryeministri Senader e udhëhoqi gjatë kohës që ishte në detyrë, mori një gjobë prej rreth 2,3 milionë euro nga gjykata në kryeqytetin Zagreb.
Senader, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 2003 dhe 2009, u dënua më parë për ryshfet, abuzim të detyrës, fitim të padrejtë dhe korrupsion në raste të ndryshme.