Ai do të qëndrojë në burg ndërkohë që do të apelojë dënimin e tij, është njoftuar përmes një urdhri të Gjykatës Supreme.
Lula është dënuar me 12 vjet burg për akuzat e pranimit të ryshfetit, por ka kërkuar të jetë i lirë deri në gjykimin e radhës.
Lula pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht dhe janë ngritur për t’i mohuar atij të drejtën e garës në zgjedhjet presidenciale të tetorit.
Sondazhet tregojnë se ai është kandidati kryesor në garë.
Ish-presidenti 72 vjeçar, pritet të lirohet përnje periudhë të shkurtër kohore, derisa të kompletohet dokumentacioni për arrestimin e tij.
Lula ka shërbyer si president në periudhën 2003-2011.
Pavarësisht kryesimit në sondazhet aktuale, ai cilësohet si figurë kontraverse në Brazil.
Më shumë se 20 000 persona kanë protestuar në Sao Paulo, duke bërë thirrje për burgimin e tij të menjëhershëm, derisa mbështetësit e tij kanë protestuar duke kërkuar të kundërtën