Një zjarr që përfshiu Kaliforninë veriore u bë i treti më i madh në historinë e shtetit të Premten dhe duket se do të vazhdojë të rritet.
Një thatësirë afatgjatë për të cilën shkencëtarët thonë se është nxitur nga ndryshimet klimatike i ka bërë Shtetet e Bashkuara perëndimore të prekshme nga zjarret shpërthyese dhe shumë shkatërruese.
Zjarri Dixie, që e mori emrin nga rruga ku nisën flakët, këtë javë shkatërroi qytetin Gold Rush të Greenville, dhe ka djegur sipërfaqe të tëra që kur shpërtheu në mes të korrikut.
Një nga banorët e zonës e krahasoi zjarrin me një përbindësh.
“Ishte shumë intensiv. Ti mund të shihje flakët përvëluese që vinin nga kodra, ishte intensive, shumë intensive. Tamam si një përbindësh”/
Zjarri Dixie u rrit brenda natës me një të pestën, në më shumë se 430,000 hektarë tokë, duke e bërë atë më të madh se Zjarri Bootleg që ka shkatërruar një pjesë të Oregonit gjatë muajit të fundit.
Mijëra ha tokë të Shteteve të Bashkuara perëndimore janë djegur këtë vit, ndërsa temperaturat e ngrohta, lagështia e ulët dhe erërat e forta vazhdojnë të sfidojnë zjarrfikësit që punojnë për shuarjen e zjarrit