Një ishull në Japoni po fillon të përjetojë atë që epidemiologët e kanë parashikuar: valën e dytë të infektimeve.
Hokkaido fillimisht arriti ta vinte nën kontroll situatën. Pas kësaj lehtësoi masat që sipas epidemiologëve kanë çuar në një valë të dytë të infektimeve me koronavirus.
Ky ishull ishte vendi i parë në Japoni që u godit fuqishëm nga virusi. Në mes të Shkurtit, guvernatori deklaroi gjendjen e emergjencës. Për pasojë u mbyllën shkollat dhe njerëzit filluan të qëndronin në shtëpi.
Kufizimet goditën rëndë turizmin pasi ky vend njihet për resortet me ski. Në Mars ato ishin pothuajse të boshatisura. Megjithatë masat e qeverisë funksionuan dhe në mes të Marsit, infektimet ranë shumë.
Në fund të Marsit, shkollat u rihapën dhe jeta në Hokkaido filloi t’i rikthehej normalitet. Por dy javë më pas është shpallur një gjendje e re emergjence.
Në fund të javës së kaluar, numri i infeksioneve u rrit me 15 deri në 20 në ditët. Këto shifra ishin më të mëdha se vala e parë në Shkurt. Shkollat janë mbyllur prapë dhe njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Por tashmë në Japoni nuk është vetëm Hokkaido e prekur nga koronavirusi. Tokyo, Kanagwa, Osaka dhe gjashtë prefektura janë nën gjendjen e emergjencës.