Pak ditë më parë u zbulua sanksionimi me ligj nga ana e krerëve të Shtetit Islamik, sesi t’u rrëmbeheshin organet jetike pengjeve për t’u shitur më pas me qëllim përfitimi, ndërsa këtë të martë zbulohet një tjetër “fatëa”, siç konsiderohen ligjet e tyre, që kësaj radhe ka të bëjë me atë se, cilët prej zotëruesve të skllaveve femra mund të kryejnë marrëdhënie seksuale me to.Teologët e Shtetit Islamik thuhet të kenë nxjerrë kështu një rregullore tejet të detajuar, se kur “pronarët” e pengjeve femra mund të bëjnë seks me to, në atë që konsiderohet si përpjekje për të ndalur “shkeljet në mënyrën e trajtimit të grave pengje”, siç argumentojnë ata.Ky rregull ka fuqinë e një ligji dhe besohet të shkojë përtej mesazheve të njohura deri më sot nga Shteti Islamik mbi këtë temë, teksa hedh “dritë” mbi mënyrën sesi grupi i xhihadistëve po përpiqen të riinterpretojnë mësimet shekullore për të justifikuar skllavërimin e grave në territoret e sunduara prej tyre në Siri dhe Irak.Edhe ky rregull është zbuluar mes tufës së madhe të dokumenteve të siguruara prej forcave operacionale speciale të Shteteve të Bashkuara, gjatë një mësymjeje që synonte të kapte një prej krerëve më të lartë të Shtetit Islamik në Siri gjatë muajit maj. Të tilla dokumente janë siguruar prej “Reuters” dhe nuk kanë qenë të publikuara asnjëherë më parë.Mes rregulloreve me karakter fetar është edhe kufizimi, që babai dhe i biri të kenë marrëdhënie seksuale me të njëjtën skllave femër; ashtu sikurse edhe “pronari” i dy femrave skllave, nënë e bijë, të ketë marrëdhënie me të dyja.Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Shtetin Islamik për rrëmbime dhe përdhunime sistematike të mijëra grave dhe vajzave, edhe pse në moshë të mitur prej vetëm 12 vjeç, veçanërisht ato që ishin pjesë të grupit minoritar në Irak, Jazidi. Shumica e tyre janë dhuruar ndaj luftëtarëve si shpërblim, apo janë shitur si skllave seksi./ Top Channel
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj…