Një 49 vjecar shqiptar po hetohet nga policia italiane pasi shiste ne faqet online, telefona dhe PC të shtrenjte të cilët ishin të vjedhur.
Gjithcka nisi pasi një shtetas italian njohu kompjuterin e tij laptop nëpërmjet numrit të serisë pasi shtetasi shqiptar e kishte nxjerre për shitje në një platform web-i.
Menjehere ai ka bërë denonim në polici, cka ka bërë që të nisin edhe hetimet.
Shqiptari është proceduar nga policia ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, ai nuk zbuloi personat të cilët e furnizonin me telefona dhe PC të vjedhur.
Ai ka deklaruar se shumë telefona dhe PC I shkonin të dëmtuar, e së ai I rregullte vete dhe I nxirre ne treg.
Deri tani falë punes së hetuesve janë identifikuar disa sende të vjedhura, si aparate fotografike, smartphone dhe laptope ndërsa vijon puna për të gjetur ata që realisht I vidhnin keto pajisje teknologjike.