Policia italiane shpëtuan sot shtatëdhjetë emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke që u përmbys pranë Lampedusës.
Të shpëtuarit ishin nisur nga Sfax, Tunizia dhe origjina e tyre është nga Nigeria, Gana, Sierra Leone dhe Mali . Mes tyre janë edhe tetë të mitur.
Menjëherë pas operacionit të shpëtimit, një çift u tha autoriteteve italiane se vajza e tyre, e cila lindi vetëm pak javë më parë, ra në ujë kur anija u përmbys dhe ata nuk mundën ta shpëtonin. Hetimet dhe kërkimet vazhdojnë me shpresën se foshnja mund të gjendet gjallë.