Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar.
Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës. Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.
Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali. Deri më tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht. Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi. Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.
Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat. Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash. Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në parlament dhe emërimi i ministrave. Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt./Rel