Italia këtë të mërkurë ka shënuar shifrën më të lartë të ditëve të fundit për jetët e humbura nga koronavirusi gjatë 24 orëve.
Në orët e fundit bëhet me dije se në Itali kanë humbur jetën 369 pacietë, ndërsa një ditë më arë numri i viktimave ishte 236.
Gjithahstu gjatë 24 orëve të fundit është vënë re dhe një rritje e lehtë e numrit të rasteve të reja me koronavirus, ku janë konfirmuar pozitiv 1 444 italianë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 214 457.
Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile në Itali, deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 91 528 persona.