Votuesit në Itali, Sllovaki dhe vendet të tjera europiane po votojnë në ditën e tretë të zgjedhjeve për Parlamentin e ri Europian, ndërsa partitë populliste të ekstremit të djathtë pritet të forcojnë pozitat e tyre në bllokun prej 27 vendesh.
Në Sllovaki zgjedhjet po mbahen nën hije dyshimi mbas atentstit ndaj kryeministrit Robert Fico më 15 maj. Analistët thonë se ai sulm ndaj tij mund të forcojë mundësitë që partia e tij “Smer”, të fitojë zgjedhjet.
Në Itali, sot dhe nesër zgjedhësit votojnë për 76 vende në Parlamentin Europian.
Kryeministria italiane Georgia Meloni pritet të jetë fituesja e madhe e këtyre zgjedhjeve, duke pasqyruar rritjen e ndikimit të partisë së saj të skajit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” në vend.
Sot votime po zhvillohen edhe në Letoni, Maltë dhe Republikën Çeke. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të bëhen publike të dielën në mbrëmje. Dita kryesore e votimeve është nesër, ku 20 vende europiane, përshirë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë do t’u drejtohen qendrave zgjedhore.
400 milionë zgjedhës në gjithë Evropën votojnë për 720 vende në Parlamentin Europian.
Rezultati i tyre do të ketë një ndikim të ndjeshëm në një sërë çështjesh nga politikat globale mbi ndryshimet klimatike, tek mbrojtja dhe emigracioni dhe marrëdhëniet gjeopolitike me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara./VOA