Maqedonia është aleati më i afërt i Greqisë, pohon presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgi Ivanov nga rezidenca e tij në Vodno, në pjesën jugore të Shkupit, shkruan gazeta e renomuar gjermane Shpigel në analizën për krizën me refugjatë.
Gazeta transmeton edhe deklarata nga intervista e bërë me presidentin e Maqedonisë.
“Mbyllja e kufirit me Greqinë është vetëm reagim. Çdoherë kur ndonjë vend në veri prej neve do ta kufizojë qarkullimin në kufijtë e veta, ne e bëjmë të njëjtën. Maqedonia qartë bëri me dije se mund të mbajë 2.000 migrantë në të njëjtën kohë të udhëtojnë nëpër vend. Maqedonia ndoshta nuk është në BE, por megjithatë sillemi me më shumë përgjegjësi se disa vende-anëtare të BE-së”, deklaroi Ivanov në intervistë për Shpigel.
Ai thotë se nuk ka mundur më të presë që Brukseli të marrë vendim, pasi në të kundërtën Maqedonia do të vërshohej nga refugjatët.
“Më kohë të krizës, secili vend duhet të gjejë zgjidhje të veta”, porosit presidenti i Maqedonisë në intervistë.
Në tekstin e gazetës Shpigel analizohen hapat e Brukselit lidhur me krizën me refugjatë, transmetohen qëndrimet e Gjermanisë, Austrisë, të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe analizohen situatat në Greqi.