Një tjetër incident fatal ka ndodhur pranë një qendre shpërndarjeje në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, raporton BBC.
Zëdhënësi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, tha se shumë persona humbën jetën, rreth 1 km larg vendit që ndodhet në pjesën jugore të enklavës.
Ai thotë se izraelitët hapën zjarr me tanke dhe dronë ndaj mijëra palestinezëve që ishin mbledhur pranë rrethrrotullimit al-Alam duke pritur që t’u jepej qasje në qendrën e ndihmës.
Ministria e Shëndetësisë e enklavës, e drejtuar nga Hamasi, raporton se 24 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Është afërsisht i njëjti vend ku ndodhën të shtënat e së dielës, kur ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 31 persona u vranë dhe gati 200 të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit.
Forcat izraelite thonë se janë në dijeni të raporteve për viktima dhe “detajet e incidentit po shqyrtohen”.


