Qindra njerëz janë plagosur pasi autoritetet ndërhynë në kompleksin Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Për më tepër, zyrtarët izraelitë kanë miratuar një marshim të njohur si Dita e Jerusalemit në të cilin pjesëmarrësit mbështesin pretendimin e Izraelit për të gjithë qytetin e shenjtë. Marshimi konsiderohet tejet provokues për palestinezët pasi feston pushtimin e Izraelit në Jeruzalemin lindor, në Luftën gjashtë ditore të vitit 1967.
Gjykata supreme izraelite gjithashtu anuloi seancën dëgjimore të kësaj të hëne, ku do të shqyrtohej mosmarrëveshja e gjatë midis kolonëve dhe familjeve palestineze.
BE, SH.B.A., Kombet e Bashkuara dhe Rusia i konsiderojnë tejet shqetësuese përplasjet dhe kanë bërë thirrje që te shmanget dhuna. Ndërkohë të gjashtë kombet kryesisht muslimane që kanë lidhje diplomatike me qeverinë izraelite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani, gjithashtu kanë dënuar Izraelin për trazirat.