Blinken ndodhet në Tel Aviv për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm
Vetëm disa orë përpara se Sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken të zbarkonte në Izrael për të diskutuar një armëpushim të mundshëm mes Tel Avivit dhe Bejrutit, Hezbollahu nisi raketa në dy baza pranë kryeqytetit. Raketa janë lëshuar edhe në një bazë detare jashtë qytetit port të Haifa më në veri. Deri më tani nuk raportohet për viktima nga këto sulme.
Nga ana tjetër ushtria izraelite ka sulmuar një spital në Bejrut dhe raportohet për 18 viktima, dhe si zakonisht, autoritetet izraelite thone se sulmi ka goditur një strukturë të Hezbollahut dhe jo spitalin.