Dalin detaje të para në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mengjesin e sotëm në bashkinë e Lushnjes ku pati një shpërthim të fuqishëm në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe.
Ky i fundit bashkë me sekretaren e tij Erisa Qalliu mbeten të plagosur.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Gezim Saraci i cili është shpallur në kërkim policor.
Ai ka hyrë në mëngjes në zyrën e Tushes dhe ka nisur të debatojë me të.
Më pas në debat e siper ka hedhur një granate në zyrë, nga e cila mbeten të plagosur jo vetëm kryebashkiaku por edhe sekretarja e tij Erisa Qalliu që ka marrë dëmtime më të rënda.
Gezim Saraci ka qënë shofer i Fatos Tushes për disa vite.
Pasi u largua nga detyra, Gezim Saraci ka vijuar përplaset mes kryebashkikaun Tushe duke kërkuar rikthimin në detyre.
Drejt Lushnjes janë nisur drejtuesit më të lartë të policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.