“Deri në fund të muajit prill pritet që të përfundojë rikonstruimi i qeverisë”, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev nga Shtipi.
I pyetur nëse Ministria e Drejtësisë do të mbetet edhe më tej e menaxhuar nga BDI-ja, Zaev tha se për këtë çështje negociatat akoma janë në rrjedhë.
“Deri në fund të prillit besoj se do të përfundojmë me rikontruimin e qeverisë. Tashmë bisedojmë për kuadro të caktuara, unë jam në bisedime me partitë politike dhe vetë deputetët në Kuvend dhe besoj se varësisht cilësisë së kuadrove, ashtu do të emërohen edhe vetë personat.
Për këtë nuk dalim menjëherë me zgjidhje të shpejtë për ministër të Drejtësisë”, tha Zaev.