Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani edhe një herë e ka shprehur qëndrimin e saj kundër Hashim Thaçit, për president.Deputetja Osmani, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, ka thënë se presidenti i Kosovës duhet të jetë figurë unifikuese e jo përçarëse e që sipas saj, këto tipare nuk i ka Hashim Thaçi, pasi që siç ka deklaruar Osmani, Thaçi nuk është as figurë unifikuese e as figurë që përmirëson imazhin ndërkombëtar të vendit.“Presidenti i Kosovës duhet të jetë figurë unifikuese e jo përçarëse. Dikush që arrin të krijojë unitet politik dhe po ashtu të përmirësojë imazhin ndërkombëtar të vendit meqë presidenti, përveçqë është komandat suprem i Forcave të Armatosura, po ashtu është edhe udhëheqës i Politikës së Jashtme. Z. Thaçi nuk është as figurë unifikuese e as figurë që përmirëson imazhin ndërkombëtar të vendit. Por, do të jetë në duar të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin nëse dëshirojnë që dikë që s’i plotëson këto premisa kushtetuese ta bëjnë president”, ka deklaruar Osmani për “Zërin”.
Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e…

