Pa lirimin e deputetëve e aktivistëve të burgosur dhe anulimin e marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi, vendi do të ketë destabilitet politik, deri në zgjedhje të reja”. Ky ka qenë mesazhi që tre krerët e partive kryesore opozitare, kanë prezantuar në takimin me presidenten, pas ftesës së saj për zgjidhjen e krizës politike. Tryeza e presidentes me partitë opozitare, mbahet një ditë pas vizitës së kryetarit te parlamentit shqiptar, Ilir Meta, i cili mbajti takime me të gjithë aktorët politik, përfshi dhe zonjën Jahjaga. Me heret gjate paradites, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar, mbajtën një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ndonëse nuk ka patur asnjë komunikim prej tyre, pas takimit mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë kriza politike në Kosovë. Dy diplomatet e huaj mbeshten punën e kuvendit dhe kërkuan rikthim ne normalitet te seancave te tij.
Kërcënim për sigurinë”/ Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë
Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat…