Autoritetet shtetërore japoneze kanë zbardhur të dhëna interesante sa i përket numrit të vdekjeve.
Statistikat qeveritare tregojnë se vetëvrasja mori më shumë jetë në tetor sesa COVID-19 gjatë gjithë vitit deri më sot.
Numri mujor i vetëvrasjeve në Japoni u rrit në 2,153 në muajin e kaluar, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë të Japonisë, raporton cnn.
Që nga e premtja, numri total i të vdekurve shkaku i coronavirusit është 2,087, tha ministria e shëndetësisë.
Japonia është një nga disa ekonomitë kryesore që zbulon të dhëna për vetëvrasjen në kohë – të dhënat më të fundit kombëtar për SHBA, për shembull, janë nga 2018.