Kryeministrja e parë grua e Suedisë ka dhënë dorëheqje vetëm disa orë pasi u emërua.
Magdalena Andersson, u shpall kryeministre të mërkurën, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria dhe buxheti i saj dështoi të kalojë.
Në vend të kësaj, parlamenti votoi për një buxhet të hartuar nga opozita, i cili përfshin të djathtën ekstreme kundër emigrantëve.
“Unë i kam thënë kryeparlamentarit që dëshiroj të jap dorëheqjen”, u tha zonja Andersson gazetarëve.
Partneri i saj i koalicionit, Partia e Gjelbërve, tha se nuk mund të pranonte një buxhet “të hartuar për herë të parë me të djathtën ekstreme”.
Andersson tha se shpreson që të bëhet sërish kryeministri pa pasë ndonjë koalicion.
“Është një praktikë kushtetuese që një koalicion qeveritar duhet të dorëhiqet kur njëra parti tërhiqet”, ka thënë Partia Socialdemokrate të mërkurën.
“Nuk dua të udhëheq një qeveri legjitimiteti i së cilës është në pikëpyetje”.