Shefi i shtabit ushtarak të Izraelit, gjenerali Herezi Halevi, ka thënë se do të japë dorëheqjen në mars për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin e 7 tetorit.
Në një letër drejtuar kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes të Izraelit, Halevi tha: “Si rezultat i përgjegjësisë sime për dështimin e IDF-së më 7 tetor dëshiroj të përfundoj mandatin tim më 6 mars 2025.”
Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz i kishte dhënë Halevit një afat deri më 30 janar për të përfunduar hetimet e brendshme ushtarake lidhur me dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.
Dorëheqja e Halevit shënon largimin e profilit më të lartë të një zyrtari izraelit të lidhur me dështimet e institucionit të sigurisë më 7 tetor.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për këto dështime, duke deklaruar se përgjegjësia do të vijë vetëm pas luftës.
Dorëheqja vjen vetëm disa ditë pasi një armëpushim me Hamasin hyri në fuqi në Gaza. Diskutimet për një fund të përhershëm të luftës, sipas marrëveshjes, duhet të fillojnë më 4 shkurt.