Jetulla Qerimi, vëllai i të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, Rexhail Qerimi, thotë se politika po e pengon zbardhjen e të vërtetës për këtë rast “të montuar gjyqësor”, shkruan gazeta LAJM. “Kishte shumë premtime se pa ndërrimit të pushteteve do të ndiçohet ky rast, por shumë ngadalë po shkon, dikush po e pengon këtë”, u shpreh Jetulla Qerimi për gazetën LAJM para fillimit të protestës kundër rastit “Monstra”.
Me 26 janar te ketij viti, Gjykata Themelore e Shkupit ka refuzuar shqyrtimin e sërishëm të rastit “Alfa”, edhe pse Gjykata e Apelit kishte dhënë dritë jeshile dhe ishte deklaruar në favor të shqyrtimit të rastit dhe përsëritjes së procesit gjyqësor.