Vaksinimi i detyrueshëm për grupe të caktuara edhe përdorimi i certifikatës së re shëndetësore që vërteton injektimin me dy doza kundër koronavirusit vijon të ngjallë reagime të ashpra të qytetarëve në Evropë .
Në Angli, mijëra njerëz mbushën rrugët kryesore të Londrës për të shprehur pakenaqësinë e tyre për këto kufizime që përfshijnë lirinë e lëvizjes dhe frekuentimin e bareve, restoranteve, muzeve, etj..
Me thirrjet “Trupi im, zgjedhja ime” dhe “ Jo diktaturë mjekësore”, demonstruesit akuzuan qeverinë që po shkel të drejtat themelore të njeriut.
Edhe kryeqiteti i Francës, Parisi, u mbush nga mijëra protestues të cilët kundërshtojnë vaksinimin me detyrim dhe certifikantën e gjelbër. Kjo është fundjava e shtatë radhazi që francezët protestojnë për kundër vendimit e qeverisë.
Me pankarta në duar, edhe thirrje kundër kartës jeshile, qindra demonstrues dolën edhe në Romë.
Protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit italian pasi pretendojnë se perdorimi e kartës së re shendetesore është jë diskriminim i qartë.
Ndërkohë protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.