Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti sot në Francë për një vizitë zyrtare që do të zgjasë 5 ditë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit nga kryeministri i francës, Gabriel Atal.
Vizita shtetërore e Biden në Francë vjen në përkujtim të 80 vjetorit të “D-Day”, ditës që shënon zbarkimin e trupave amerikane e të aletavë të tjëerë në Normandi për mposhtjen e gjermanisë naziste në luftën e dytë botërore.
Presidenti Biden pritet të nënvizojë angazhimin e shba ndaj aleatëve në europë si dhe reagimin amerikan ndaj ngjarjeve nderkombëtare.
Gjatë qëndrimit në francë, Biden do të takohet me homologun ukraijnas Volodymir Zelensky dhe liderë të tjerë europianë.
Pas kësaj, Presidenti amerikan do të vijojë qëndrimin në europë për të marrë pjesë në samitin e rradhës së G7 i cili do të mbahet në itali javën e ardhshme.