Joe Biden ka fituar zgjedhjet edhe në shtetin që konsiderohet bastion i republikanëve në SHBA. Bëhet fjalë për shtetin e Arizonës, ku fitorja e Biden ishte parashikuar disa ditë më parë.
Në këtë mënyrë, Joe Biden bëhet demokrati i dytë në 70 vjet që fiton shtetin e Arizonës, tradicionalisht republikan.
Fitorja e Biden në Arizona u jep republikanëve 290 vota elektorale në Kolegjin Zgjedhor.
Ndërkohë, Presidenti amerikan në detyrë Donald Trump refuzon që të pranojë humbjen në zgjedhje, duke u kapur pas pretendime për manipulime.
Ekipi i Trump ka bërë disa padi për manipulime votash dhe ka kërkuar rinumërim. Deri më tani, rinumërimi ka nisur në shtetin e Georgia, për shkak të diferencës së ngushtë të votave që u ndanë dy kandidatët, Trump dhe Biden.
Refuzimi i Donald Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit ka bllokuar procesin e tranzicionit të administratës së re.
Agjencia federale e Shërbimeve të Përgjithshme, që normalisht do të duhet të aprovonte fondet për presidentin e zgjedhur dhe administratën e tij, nuk e ka njohur ende Joe Biden si fitues.