“SHBA u rikthye te dhe është gati të udhëheqë botën”
Presidenti i zgjedhur Joe Biden zyrtarizoi një ditë më parë disa nga emrat e kabinetit të tij për 4 vitet e ardhshme.
Ai tha se SHBA është “gati të udhëheqë botën dhe jo të tërhiqet prej saj,” duke sinjalizuar një kthesë të fortë nga strategjia “Amerika në plan të parë” e ndjekur nga Donald Trump.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë “gati të përballen me kundërshtarët dhe jo të flakin aleatët. Jemi gati të ngremë zërin në mbështetje të vlerave tona”.
Presidenti i zgjedhur theksoi se Amerika është më e fortë kur punon me aleatët e saj pa u angazhuar në konflikte të armatosura të panevojshme dhe duke mbajtur nën kontroll kundërshtarët dhe terroristët.
Mes personave të zgjedhur bie në sy ai i sekretarit të ardhshëm i shtetit, Antony Blinken që ka një botëkuptim globalist, të ndryshëm nga administrata Trump.