Mbi 200 mijë gra dhe burra janë të gatshëm të bëjnë rezistencë në Ukrainë dhe se nënat e ushtarëve rusë duhet të reflektojnë mbi këtë fakt.
“Janë mbi 200 mijë burra dhe gra me armë në Ukrainë, ata do të bëjnë një rezistencë shumë të ashpër dhe të përgjakshme. Unë mendoj se prindërit dhe nënat e ushtarëve në Rusi duhet të reflektojnë mbi këtë fakt dhe shpresoj shumë që presidenti Vladimir Putin të tërhiqet nga rruga e konfliktit duke u angazhuar në dialog”, tha Johnson.
Ndërsa, Zelesnky ka theksuar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.
Ai tha se Kievi ka marrë një qasje më të përgjegjshme ndaj marrëveshjes së armëpushimit nga Minsku për përfundimin e luftës në lindje të Ukrainës, por nuk ishte dakord me Moskën sa i përket rendit të zbatimit të marrëveshjes.
Po ashtu, ditë më parë, Johnson i kishte dërguar një mesazh të fortë Rusisë në rast të tentimit për ta pushtuar Ukrainën.
Johnson gjatë një fjalimi në Parlament ishte shprehur se nëse Rusia nuk bindet, atëherë shumë bijë të nënave ruse nuk do të kthehen në shtëpi.
“Nëse Rusia pushton Ukrainën, ne do të përpiqemi të kontribuojmë në çdo vendosje të trupave ushtarake të NATO-s për të mbrojtur aleatët tanë në Evropë. Dhe nëse Rusia e njekë këtë pjesë, atëherë shumë bijë të nënave ruse nuk do të kthehen në shtëpi”, kishte thënë Johnson.
Rusia, tash e sa javë, ka vendosur pranë kufijve me Ukrainën mbi 120 mijë trupa ushtarake, bashkë me armatim të rëndë. Trupat ndodhen në distancë sulmi.