Kryeministri britanik rrëfen ditët e vështira në spital
Kryeministri britanik Boris Johnson rrëfen se mjekët po përgatiteshin për të shpallur publikisht vdekjen e tij, teksa ai kurohej në terapi intensive pas infektimit me koronavirus. Rrëfimin e bëri në një intervistë për numrin e fundjavës të tabloidit ‘The Sun’, ku thotë se mjekët i dhanë atij litra të tërë me oksigjen, gjatë intubimit në mënyrë që ai të mbijetonte.
Në intervistë, Johnson shprehet se gjatë qëndrimit të tij në spital shihte se aparaturat tregonin se kushtet po përkeqësoheshin gjithnjë e më shumë. Teksa luftonte mes jetës dhe vdekjes, ai kishte pyetur veten se si do të dilte nga kjo situatë e vështirë. Përgjigjet që gjeti e ndihmuan të hartonte planin për emergjencën për frenimin e COVID-19, që e bëri pubik në fjalimin e parë pas kurimit.
Johnson qëndroi përreth 1 muaj në spital nga 27 Marsi. Në planin e shpalosur prej tij, më 26 Prill, deklaratën e parë të qeverisë pas kurimit të plotë nga COVID-19, kreu i qeverisë britanike tha se nuk kishte ndërmend të niste lehtësimin e masave kundër përhapjes së pandemisë. Sipas tij, spitalet bënë një luftë heroike kundër koronavirusit dhe nuk mund të rrezikohet çuarja dëm e gjithë sakrificave.
Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe janë shënuar 621 të vdekur, një shifër që tregon tendencë rënieje të numrit të viktimave dhe që po ashtu stabilizim të situatës.