Davide Pecorelli vazhdon të mbulojë historinë e tij me mister. Mediat italiane shkruajnë se biznesmeni italian që u zhduk për 8 muaj me radhë dhe u fsheh në Vlorë, pretendon se ka gjetur thesarin në Monte Kristo.
Siç pretendon ai, ka gjetur 3 arka të mbushura plot me arë. “Gjeta tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastër secila”, mësohet të ketë thënë Pecorelli. Po ashtu për mediat vendase ka thënë se ka arritur të fotografojë thesarin dhe të gjithë provat i ka dorëzuar në Prokurorinë e Perugias.
Për të arritur deri tek thesari ai është shprehur se është ndihmuar një prift në Shqipëri, por emrin e të cilit nuk do ta bëjë kurrë publik. “Unë kurrë nuk do ta përmend emrin e tij, ai është personi që më shpëtoi jetën”, ka thënë italiani para hetuesve.
Po ashtu ai pretendon se ka tentuar që të vriste veten, pasa se të inskenonte zhdukjen e tij, por ka qenë pikërisht prifti shqiptar që e ka bindur të mos merrte një akt të tillë.
“Kisha vendosur të bëja vetëvrasje, pastaj shkova të rrëfehesha te një prift që më bindi që të mos e bëja dhe të simuloja vdekjen time“, ka thënë biznesmeni.
Pecorreli u shpall i zhdukur në Janar të këtij viti pasi inskenoi vdekjen e tij duke djegur makinën me të cilën udhëtonte. Më pas ai mësohet se është fshehur në Vlorë dhe në Shtator ka shkuar në Itali, ku dhe u zbulua se ishte gjallë.
Në Itali ai vijon të jetë i lirë, ndërsa Prokuroria e Pukës ka nisur një hetim për 4 vepra penale.