Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Kozare-Belsh, në fshatin Vlashuk.
Një kamion, i cili drejtohej nga Alit Pirja, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanal.
Si pasojë e aksidentit, kamioni është shtypur dhe drejtuesi i mjetit ka ngecur brenda në kabinë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të repartit zjarrëfikës, që po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit që ka ngelur i bllokuar në mjet.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, Alit Pirja ka pësuar dëmtime në trup dhe është duke kërkuar ndihmë për të dalë.
Të njëjtat burime konfirmojnë se kamioni po pritet në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti.