Zgjedhjet e përgjithshme vijnë ndërsa sondazhet tregojnë se qeveria e tij liberale e pakicës duket brenda mundësive për të formuar një shumicë.
Udhëheqësi 49-vjeçar në një deklaratë për mediat tha se “kanadezët duhet të zgjedhin se si ta përfundojmë luftën kundër Covid-19“.
Tashmë kanadezët duhet të zgjedhin qeverinë e re në 20 Shtator, dy vite para afatit të përcaktuar. Trudeau takoi sot Guvernatorin e Përgjithshëm të Kanadasë Mary Simon dhe i kërkoi të shpërndajë Parlamentin.
Udhëheqësi kanadez tha se zgjedhjet e përgjithshme janë nevojshme në mënyrë që votuesit të kenë të drejtë të zgjedhin se si duan të qeverisën më tej.