Kancelari austriak nën hetim për korrupsion

Dyshime se Kurtz pagoi një tabloid në këmbim të lajmeve pozitive

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet për korrupsion pas dyshimeve për dhënie ryshfeti dhe shkelje të besimit të publikut, thanë prokurorët të mërkurën. Paraprakisht, autoritetet bastisën të mërkurën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij.

Ka dyshime se duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ishte ministër i Jashtëm dhe më vonë kur u bë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe mbulimit të favorshëm për të.

Zyra e prokurorit nuk tha se për cilën media bëhet fjalë, por në shtypin austriak është folur gjerësisht për tabloidin Oesterreich. Grupi që drejton tabloidin Oesterreich mohoi përmes një deklarate pretendimet.

“Zyra e Prokurorëve për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin ka vendosur nën hetimkancelarin Sebastian Kurzin, nëntë vetë të tjerë dhe tri organizata, nën dyshimet për shkelje të besimit të publikut, korrupsion dhe dhënie ryshfeti”, njoftoi përmes një deklarate zyra e prokurorit që po heton rastin.

Kurz dhe Partia Popullore e tij thanë se pas hetimeve fshihen arsye politike.“Unë jam i bindur se këto akuza do të rezultojnë të rreme”, tha kancelari Kurz.

Nënkryetarja e Partisë Popullore, GabySchëarz, tha se bastisja e selisë së partisë është një “inskenim politik” që synon të dëmtojë Kurzin dhe partinë.

Leave a Reply