Olaf Scholz do të bisedojë me Presidentin rus për krizën në Ukrainë
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet së shpejti me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
“Kjo është planifikuar dhe do të ndodhë së shpejti“, i tha Scholz transmetuesit publik “ZDF” pa dhënë detaje për një datë të saktë.
Kancelari gjerman tha se Presidenti rus mund të jetë i gatshëm të pushtojë fqinjin e tij. “Nuk mund të anashkalohet fakti që ka shumë ushtarë dhe trupa në kufirin ukrainas. E gjithë kjo mund të çojë në veprime ushtarake”, tha Scholz.
Gjatë intervistës Scholz iu përgjigj kritikëve se Gjermania është një partner jo të besueshëm duke deklaruar se vendi i tij ka ofruar një ndihmë financiare prej gati 2 miliardë Euro për Ukrainën gjatë viteve të fundit dhe se po jep “një kontribut shumë të lartë ushtarak” në NATO.
Scholz sqaroi se qeveria e tij po ndjek një strategji të dyfishtë,duke kërcënuar Rusinë me sanksione nëse pushton Ukrainën dhe gjetjen e një zgjidhjeje përmes bisedimeve. Ndërsa përçarjet janë shfaqur brenda Partisë së tij Social Demokratike për mënyrën se si po trajtohet kriza në Ukrainë, Scholz këmbënguli se partia e tij është “shumë e bashkuar”.
Scholz pritet të vizitojë Uashingtonin ku ai do të bisedojë me Presidentin e SHBA, Joe Biden më 7 Shkurt për të diskutuar tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës.